Një operacion antidrogë në Padova të Italisë përfundoi me arrestimin e 3 shqiptarëve të dyshuar si pjesë e një organizate narkotrafiku dhe në sekuestrimin e dy pakove me peshë 2,5 kg kokainë, me vlerë tregu të paktën 300 mijë euro.
Ndjekja e tyre nisi që nga orët e vona të 4 majit. Në pranga ranë një 32-vjeçar dhe një 34-vjeçar, të dy me precedentë penalë, dhe një 50-vjeçar pa precedentë penalë, banorë të Padovës, Selvazzanos dhe Milanos, u vunë re duke u takuar dhe duke shkëmbyer një pako kokaine.
Gjatë kontrollit pasues, oficerët gjetën një pako të dytë kokaine prej mbi 1 kg peshë, e paketuar mirë.
Dy shqiptarët po takoheshin me korrierin e mallit në një furgon. Hetuesit më pas ndoqën shoferin e furgonit ndërsa ai i kaloi një pako njërit prej dy shqiptarëve. Operacioni më pas çoi në arrestimin e tre shqiptarëve dhe sekuestrimin e një kilogrami kokainë, si dhe një kilogrami e gjysmë tjetër të gjetur gjatë një kontrolli të automjeteve të tyre.
34-vjeçari, i lindur në Shqipëri dhe banues në Padova, u dënua me katër vjet burg pas arrestimit të tij në Padova në vitin 2021 për shkak se u kap duke mbajtur mbi një kilogram marijuanë në furgonin e tij, ndërsa fshihte gjysmë kilogrami tjetër kokainë në shtëpi. Burri, së bashku me një tjetër shqiptar dhe katër tunizianë, u akuzuan gjithashtu në vitin 2025 për trafik droge.
32-vjeçari, banues në Selvazzano Dentro, ka një histori të veprave penale dhe dënimeve të lidhura me drogën, pasi sapo përfundoi arrestin shtëpiak 20 ditë më parë pas një dënimi me dy vjet e tetë muaj burg për kapjen e 120 gramëve kokainë në vitin 2025.
Ai ishte arrestuar në vitin 2022 për transportimin e afërsisht 12 kilogramëve hashash dhe marijuanë dhe mbi 7 kg kokainë në makinën e tij. 50-vjeçari shqiptar nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.
Pas arrestimit në flagrancë për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre, të tre u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Padovës, informon media italiane.
Autoritetet thanë se malli pasi të ishe prerë, do të nxirrte mbi 6,000 doza me vlerë 300,000 euro.





