Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale se po vijojnë punimet në kanalin kryesor kullues në zonën e Durrësit të Ri.
Sipas saj, po realizohet zgjerimi, thellimi dhe pastrimi i kanalit, me synim rritjen e kapaciteteve kulluese dhe përmirësimin e sistemit në këtë zonë.
POSTIMI I PLOTË:
Po vijojnë punimet në kanalin kryesor kullues në zonën e
Durrësit të Ri, ku po realizohet zgjerimi, thellimi i kanalit si dhe pastrimi i tij.
Këto ndërhyrje synojnë rritjen e kapaciteteve kulluese.
Puna për rehabilitimin e sistemit kullues vazhdon në të gjithë Durrësin.





