Vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, që u mori jetën dy të miturve në Durrës dhe la të plagosur një tjetër vogëlush, ndodhet rruga “Azem Hajdari”.
Në njërën anë të saj është përfunduar rikonstruksioni, ndërsa në anën tjetër aksi është i dëmtuar totalisht dhe pa sinjalistikë. Banorët e zonës të ndihen të rrezikuar, veçanërisht pas ngjarjes së rëndë.
Automjetet që lëvizin me shpejtësi, mungesa e ndriçimit dhe investimi i lënë përgjysmë nga ana e Fondit Shqiptar të Zhvillimit janë disa nga problematikat, me të cilat përballen çdo ditë këto familje.
Megjithëse ndërhyrja në këtë aks ka nisur në vitin 2021, sot, pas 5 viteve, ai ende nuk është përmbyllur, ndërkohë që rruga vijon degradon çdo ditë dhe është thuajse e pakalueshme.
Protestat dhe kërkesat e banorëve kanë qenë të vazhdueshme, ku nuk kanë munguar edhe peticionet. Në këto kushte, apeli i banorëve i drejtohet institucioneve të cilave u kërkojnë sigurinë e jetës së fëmijëve dhe familjeve të tyre, në mënyrë që tragjedi si ajo e 3 majit mos të përsëriten më.
M.B.





