Policia e Sarandës ka zbardhur atentatin me eksploziv të ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Konispol, ku objektiv ishte Mirash Gjikola, 57 vjeç.
Sipas policisë, pas hetimeve intensive janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në kërkim janë shpallur shtetasit Griseld Taullaj 39 vjeç dhe Xhafer Bajo, 39 vjeç, të dy banues në Sarandë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Nga hetimet rezulton se dyshohet që autorët kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, me qëllim eliminimin e tij.
Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.





