Depresioni shkëput emocionet nga ora e brendshme e organizmit.
Sipas një studimi të fundit, vepron si një ndërhyrje në brendësi të proceseve konjitive, duke ndërprerë dialogun normal mes gjendjes emocionale dhe perceptimit të botës.
Zbulimi është mjaft i rëndësishëm, pasi bën të mundur të kuptohen më mirë simptomat e këtij shqetësimi problematik dhe i hap rrugën terapive të reja e inovative me tjetër fokus, pra korrigjimin dhe rekuperimin e kësaj lidhjeje.
Ekipi i autorëve shpjegojnë se kush vuan nga depresioni, ka një perceptim tjetër të kohës, ku orët duket sikur nuk kalojnë.
Ky fenomen njihet si “zgjerim temporal depresiv”, pra një ndjesi subjektive e ngadalësimit të kohës, mekanzimat biologjike të së cilës deri tani në mjekësi njiheshin pak.
Janë monitoruar shumë student vullnetarë, dhe aktiviteti i tyre cerebral rezultoi se në subjektet depresive, emocionet negative krijonin një luhatje të madhe të perceptimit të kohës, duke e përjetuar çdo gjë shumë më gjatë nga çfarë ishte në të vërtetë.
Ndërsa një grup tjetër me studentë të shëndetshëm nuk e kishin aspak këtë përshtypje.





