Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka zhvilluar një takim me studentë dhe profesorë nga Institute of Spatial Planning, Environmental Planning and Land Rearrangement – BOKU, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si pjesë të udhëtimit të tyre të përvitshëm studimor në fushën e planifikimit hapësinor dhe zhvillimit urban.

Sipas Sakos, gjatë takimit u diskutua mbi projektet strategjike për Durrësin, zhvillimin e turizmit dhe sfidat me të cilat përballet qyteti, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

POSTIMI I PLOTË:

Kënaqësi të prisja në një takim studentë dhe profesorë nga “Institute of Spatial Planning, Environmental Planning and Land Rearrangement” – BOKU, 🧑‍🎓👩‍🎓 të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si pjesë të udhëtimit të tyre të përvitshëm studimor në fushën e planifikimit hapësinor dhe zhvillimit urban.

Durrësi, me historinë, shtresëzimet urbane dhe rëndësinë që ka për vendin, ishte një ndalesë e domosdoshme për këtë grup të interesuar për të njohur nga afër sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të qytetit tonë.

🗣️ Gjatë takimit ndamë mendime mbi projektet strategjike për Durrësin, zhvillimin e turizmit, si dhe sfidat që përballet qyteti, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Një takim i vlefshëm për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të identifikuar fusha të përbashkëta interesi për të ardhmen.