Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se trupi është gjetur buzë kanalit pranë mbikalimit të Shkozetit.

Ai është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Durrës, ku do t’i nënshtrohet dhe ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Në vijim priten më shumë detaje rreth ngjarjes dhe identitetit të viktimës.