“DurrësLajm” mëson detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 kur u gjet një person pa shenja jete.
Burime policore bëjnë të ditur se viktima është shtetasi me iniciale D.D., 31 vjeç. Ai është ndjerë keq dhe ka lajmëruar vetë familjarët dhe ambulancën që t’i vinin në ndihmë pasi nuk po ndjehej mirë.
Por pavarësisht asistimit të bluzave të bardha që e morën me atutoambulancë në vendngjarje, nuk kanë mundur ta mbajnë dot në jetë.
Dyshimet e para janë për një arrest kardiak, por do të jetë mjekësia ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e të gjithë rrethanave të ngjarjes.





