Dega e PS në qytetin e Durrësit ka festuar 35-vjetorin e krijimit me një ceremoni të veçantê ku nuk munguan edhe certifikatat e mirënjohjejes për personalitete, themelues dhe kontribuues ndër vite të PS Durrës.
Ndër ata që u nderuan gjatë ceremonisë janë Bardhyl Agasi, Natasha Paço, Rolant Xhelilaj, Llesh Çuni, Spartak Braho, Gjergj Koja, Gentian Bejko, Erion Meka, Klodiana Spahiu, Emiriana Sako, Gëzim Agasi, Kujtim Ruçi e shumë e shumë të tjerë.
Në postimin e bërë në rrjete sociale, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako shkruan:
“Së bashku me drejtuesin politik Blendi Klosi, kryetarin e PS Durrës Luan Zaza dhe deputetët, zhvilluam një ceremoni të veçantë në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ku nderuam me certifikata mirënjohjeje personalitete, themelues dhe kontribuues ndër vite të PS Durrës.
Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që, me përkushtim, sakrificë dhe besim, ndërtuan dhe forcuan këtë familje të madhe politike, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e qytetit dhe të vendit tonë.
Ky përvjetor është një moment reflektimi mbi rrugëtimin tonë, por edhe një motivim për të vijuar punën me të njëjtin vizion, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve.”







