Nga Mentor Kikia

Sot ka një ngjarje të rëndë(sishme) që po ndodh. Në rrugë kanë dalë mijëra të rinj, maturantë. Protestojnë kundër një padrejtësie, sipas tyre. Pretendimi, me pak fjalë është ky:

1-Në kushtet kur shkolla sivjet, si çdo fushë tjetër, u godit nga karantina prej covid-it, e kur nxënësit ndërprenë shkollën, teza është më e vështirë se ajo e vitit të kaluar.

2-Në teze janë përfahirë pyetje që nuk janë as në programin mesimor që u zhvillua ashtu siç u zhvillua online.

Nuk kam dëgjuar vetëm pretendimet e nxënëssve. Kam dëgjuar edhe pretendimet e shumë mësuesve që pranojnë se teza ishte e vështirë dhe plot anomali.
Unë nuk mar dot përgjegjësinë të them kush ka të drejtë. Por një gje e them me zë të lartë.
Me fëmijët mos u tallni!
Një notë në provimin e maturës është rrjedha e jetës për ta, është mundi dhe djersa e 4 viteve shkollë.

Në këtë vend çdo ministër arsimi, pa qenë i zoti të lërë ndonjë gjurmë në cilësi, ka bërë formulën e tij të vlerësimit të maturantëve, duke bere njeri me dem se tjetri.

Kush janë ata që bëjnë tezat? Kush janë ata që shpikin formula vlerësimi çdo katër vjet apo edhe me keq, çdo vit? Këta “ekspertë” zyrash dhe jo arsimi, nuk prodhojnë teste për të matur nivelin e njohurive të nxënësve, por pyetje që synojnë të kapin “mat” nxënësin. Çfarë janë fëmijët, dru që zbrukthtari, i jep formën qe kërkon mobilja?

Ministrja e arsimit të mos mbyllet pas dritareve por të krijojë një ekip të pavarur mësuesish, jo vartës të saj por mesues qe u kane dale thinjat me shkumes ne dore, për të vlerësuar tezën dhe nëse fëmijët janë dëmtuar, të urdhërohet urgjent ribërja e provimit. Dhe hiqni dorë nga etiketimi i fëmijëve si opozitarë e stërropozitarë. Para se të jenë fëmijë prindërish demokratë, socialistë, ballistë, a çdreqin tjetër, janë fëmijë, janë shtetas të kësaj republike.

Unë nuk kam asnjë fëmijë maturant. Por unë sot jam me ata që janë në rrugë. Sepse ata nuk mund të jenë viktima të eksperimenteve të dështuara te njerëzve që, pa patur asnjë lidhje me arsimin, kanë drejtuar e drejtojnë arsimin.

Ju prindër që i keni fëmijët maturantë, mos i lini vetëm por bashkojuni zërit të tyre!

Besa, nuk na duhet dorëheqja jote. Por dil dhe jepi zgjidhje problemit.

Edhe ata qe nuk kane femije maturante, i ftoj ti bashkohen ketij zeri duke e shperndare kete shkrim sa te munden.