“DurrësLajm” sjell pamje me dron ku duket se si ka rrëshqitur kodra në Currila
Banorët e zonës në Currila janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur rreth 03:30–04:00, nga kodra që ndodhet pas pallatit pranë UAMD-së.
Pallati është rrethuar me shirit sigurie, teksa policia bashkiake ka bërë evakuimin e banorëve në mëngjes.
Deri më tani nuk dihet çfarë do të ndodhë me banorët e këtij pallati, ku do të sistemohen nëse autoritetet nuk do të japin siguri për rikthimin e tyre në apartamente.
Lexoni edhe:





