Banorët e zonës në Currila janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth 03:30–04:00, nga kodra që ndodhet pas pallatit pranë UAMD-së.

Një banor i lagjes nr. 1, thotë për “DurrësLajm” se situata paraqet rrezik për banorët, automjetet dhe ndërtesat e zonës pasi ka rrëshqitje dheu dhe gurësh. “Kërkojmë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për të inspektuar terrenin, për të vlerësuar rrezikun dhe për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës.

Në mëngjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si dhe policia.