Kjo është situata aktuale në pallatin në Currila pranë universitetit, ku gjatë orëve të mëngjesit pati rrëshqitje masive dheu nga kodra.

Pallati është rrethuar me shirit sigurie, teksa policia bashkiake ka bërë evakuimin e banorëve në mëngjes.

Deri më tani nuk dihet çfarë do të ndodhë me banorët e këtij pallati, ku do të sistemohen nëse autoritetet nuk do të japin siguri për rikthimin e tyre në apartamente.

Forcat e zjarrfikëses dhe të policisë ndodhen në vendngjarje.