Teuta ka zyrtarizuar fundin e bashkëpunimit me përgatitësin atletik. Mark Dodaj nuk do vazhdojë në Durrës me stafin e Edlir Tetovës.

Njoftimi i Teutës:

“Klubi i Futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me përgatitësin atletik, Mark Dodaj. Pas një periudhe të kaluar së bashku, palët kanë mbetur të mbyllin bashkëpunimin, duke bërë që Mark Dodaj të jetë më pjesë e stafit tonë. KF Teuta e falënderon Mark Dodajn për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me ekipin tonë, si dhe uron suksese të mëtejshme në shërbimet e tij profesionale dhe në çdo punë të ardhshme. Faleminderit dhe suksese, Mark!”