Teuta vijon me spastrimet nga ekipi qëkur trajneri Edlir Tetova mori drejtimin e skuadrës. Durrsakët kanë njoftuar largimin e sulmuesit Runi Eva pas vetëm një sezoni.
Ai u afrua nga Bylisi në 2025-ën dhe tashmë largohet nga bregdetarët. Kamerunasi u aktivizua në 15 ndeshje me Teutën, por nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe as të kontribuonte me asist.
Njoftimi i Plotë:
KF Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Rooney Eva, i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e ekipit. E falënderojmë lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij.





