Një protestë kundër vendosjes së parkimit me pagesë në qytetin e Durrësit pritet të zhvillohet të shtunën, në orën 19:00, përpara Bashkisë së Durrësit. Thirrja për pjesëmarrje është shpërndarë gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin ndaj skemës së re të parkimit.

Siç është njoftuar, parkimi i automjeteve në rrugët kryesore të qytetit të Durrësit nuk do të jetë më falas, por do të bëhet me pagesë.
Në konsultimin publik, në sallën e Këshillit Bashkiak, stafi i bashkisë ka prezantuar propozimet për 2 zonat e administrimit të parkimit me pagesë (A & B), tarifat e parkimit, ditët dhe oraret e parkimit me pagesë, sheshet e parkimeve publike që do të kthehen me pagesë, parkimin për rezidentët etj.





