Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë në drejtim të mjeteve. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja shkaktoi trafik të rënduar në këtë segment të autostradës.
Policia ndërhyri në vendngjarje për normalizimin gradual të qarkullimit si dhe zbardhjen e shkaqeve.





