Dy muaj më parë, ëndrra e sipërmarrësit italian Salvatore D’Alise mori jetë në Durrës. Ajo u materializua në restorantin dhe picerinë tipike napoletane “La Regina del Sud”.
Ai është ideuar dhe materializuar si një udhëtim kulinarie jo vetëm në Napoli, qytetin e famshëm italian, por duke shijuar nga maja e taracës së katit të 16 panoramën e mrekullueshme të bregdetit durrsak.


“Emri “La Regina del Sud” lindi, pasi restoranti është bazuar ekskluzivisht tek kuzhina dhe piceria napoletane. Për mua kuzhina napoletane është më e mira në botë, në shumë aspekte. Vendosa të sjell mocarelën, domatet, miellin, pra gjithçka nga Napoli dhe kështu lindi dhe emri. Jetoj prej 12 vitesh në Durrës dhe gruaja ime kishte kohë që donte të hapte një restorant, por nuk më pëlqenin ambientet. Ndërkohë, kur pashë këtë më erdhi para syve vizioni dhe prandaj vendosa të investoj”.


Durrësi që ofron peisazhin dhe Napoli që sjell gjithë gamën e gjerë të produkteve autentike të tokës italiane shkrihen në një simbiozë të bukur dhe mjaft natyrale duke krijuar për të gjithë frekuentuesit e barit apo restorantit, koktejlet dhe pjatat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë.
“Këtu në Durrës jetojnë shumë italianë, por vijnë edhe shumë turistë nga Italia. Kuzhina jonë preferohet më së shumti prej tyre, por avash-avash edhe shqiptarët kanë nisur ta shijojnë shumë kuzhinën napoletane. Përveç mocarelës, që e sjellim nga Napoli disa prej pjatave që servirim këtu janë makaronat me fasule dhe midhje, makaronat me patate dhe djathë, lazanjet, brusketet napoletane e shumë të tjera”,- bën të ditur për “DurrësLajm” Salvatore D’ Alise.

Ajo që e bën edhe më fantastik këtë ambient, që ofron pamje 360 gradë nga Durrësi, është se në këto ditë super të nxehta mund të shijoni Jacuzzi-n apo banjot e diellit nga taraca e katit të 16, ku bashkohen në një e kaltra e qiellit dhe e detit.

Zgjidhni “La Regina del Sud” për netët e nxehta apo ditët e mbushura plot energji verore. Shija autentike napoletane, e përgatitur plot pasion, ju dhuron momente të veçanta, që do t’iu shoqërojnë gjithnjë.
M.B.





