Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale përgjatë periudhës 1 korrik – 31 gusht.
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i bashkisë, Gentian Kallmi dha detaje lidhur me rrugët e qytetit ku do të devijohet trafiku i automjeteve, si dhe akset ku do të ndalohet parkimi i makinave
Rrugët “Karl Topia” dhe “Gjergji Komnino” do të funksionojnë me një sens lëvizjeje në drejtim të Vilës së Zogut.
Rrugët “Telha Çela” dhe “11 Dëshmorët e Stanit” do të funksionojnë me një sens lëvizjeje zbritje në drejtim të Mauzoleumit të Dëshmorëve.
Nga ora 19:00 deri në 23:00 do të ndalohet parkimi i automjeteve në këto akse rrugore:
Rruga “Anastas Durrsaku”, në segmentin nga Kisha Ortodokse deri te Shkolla “Gjergj Kastrioti”;
Rrugët “Karl Topia” dhe “Gjergji Komnino”;
Rruga “Hysen Matlija”





