Rustem Hoxha është rikthyer në Durrës. Teuta ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Hoxha e mbylli me Dinamon ku kaloi një sezon të vështirë për shkak të dëmtimit të rëndë.
Sa i përket Teutës është zyrtarizimi i katërt, pas Malës, Fangajt dhe Umejiegos.
Njoftimi i Teutës:
“Mirë se u ktheve në shtëpi, Rustem! Djali i qytetit rikthehet në klubin e qytetit, për të dhënë kontributin e tij me përvojën, grintën dhe cilësinë që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës. Mirë se u ktheve në shtëpi, Rustem! Le të shkruajmë së bashku kapituj të rinj suksesi me fanellën e Teutës!”





