Përmes një video denoncimi, deputeti i PD i Durrësit, Igli Cara ka folur për investimin që po bëhet tek Durrës Marina.

Ndërsa thekson se prej këtij plazhi historik nuk ka mbetur më asnjë gjurmë, ai akuzon se prej tij janë marrë 40 mijë m2 det, ndërsa fondet publike po i fallen miqve të Ramës.

“Dikur plazhi historik i Durrësit, por sot nuk ka mbetur asnjë gjurmë prej tij!

Janë marrë 40 000 metër katrorë det.

Fonde publike dhe pasuri kombëtare që i falen miqve të Ramës.

Një qytet që po humb identitetin dita-ditës me një qëllim të qartë dhe të vetëm, pasurimin e Rama & CO!”,- shkruan Cara.