Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se nuk është caktuar ende një datë për vizitën e tij të planifikuar në Uashington, ndërsa pranoi gjithashtu se ka mosmarrëveshje me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
“Mund të ketë dallime në mendime, por zakonisht i diskutojmë ato në një dialog të hapur”, tha Netanyahu në një intervistë për Fox News.
“Ende nuk kemi caktuar një datë për vizitën, por do të doja të shihja paqen e arritur me Libanin”, deklaroi ai.
Lidhur me Iranin, Netanyahu tha se Teherani “nuk është mik” i Uashingtonit, duke shtuar se Iranit “nuk duhet t’i lejohet të pajiset me armë bërthamore ose me mjetet për t’i shpërndarë ato”.
SHBA-të dhe Izraeli e akuzojnë Iranin se ndjek programe bërthamore dhe raketore, të cilat sipas tyre kërcënojnë Izraelin dhe aleatët e SHBA-së në rajon.
Irani mohon se synon armë bërthamore, duke këmbëngulur se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht paqësor.





