Kremlini tha se Rusia do të monitorojë nga afër rezultatin e samitit të NATO-s në Turqi, duke shtuar se një sërë deklaratash konfrontuese rreth Rusisë kishin paraprirë ngjarjen.

Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Ankara për takime të martën dhe të mërkurën, mes presionit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump që Evropa të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe pas muajsh të tërë mosmarrëveshjesh transatlantike për shkak të luftës në Iran dhe Groenlandës.

“Ky është një ngjarje me interes të madh, përfshirë edhe ne. Sigurisht, ne do të monitorojmë të gjitha lajmet dhe informacionet që vijnë nga Ankaraja”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas Reuters, ai tha se një numër i madh deklaratash rreth Rusisë ishin bërë përpara samitit.

“Me keqardhjen tonë, këto nuk ishin deklarata rreth angazhimit konstruktiv dhe dialogut, por më tepër deklarata me natyrë konfrontuese”, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. Të hënën, Trump tha se do të fliste për luftën në Ukrainë në samit dhe se një zgjidhje për konfliktin më shumë se katërvjeçar po po afrohet më shumë nga sa mendojnë njerëzit.

Ndërkohë, Peskov u shpreh se, Rusia shpresonte që përpjekjet e SHBA-së për ta çuar të gjithë situatën në një rrugë paqësore do të kishin sukses.