Ura në fshatin Gjuricaj në njësinë administrative Ishëm është degraduar thuajse plotësisht dhe për shkak të dëmtimeve rrezikon të kthehet e pakalueshme.

Banorët tregojnë se ndër vite u është dashur ta riparojnë me fondet e tyre, pasi ndërhyrja shtetërore për riparimin dhe mirëmbajtjen e saj ka munguar.

Ura në fjalë lidh 4 fshatra me rrugën kryesore dhe nëse ajo do të kthehet e pakalueshme komunitetit të kësaj zone do t’i duhet të përshkojë dhjetëra kilometra për të shkuar në destinacion.

Si taksapagues të rregullt, ata janë të zhgënjyer nga indiferenca institucionale për t’i përkthyer taksat e tyre në shërbime bazike për këta banorë. sirnkon

I bekuar me një natyrë të mrekullueshme, komuniteti i zonës konstaton me dhimbje ndotjen alarmante të lumit Ishëm.

Era e rëndë që vjen përgjatë rrjedhës së tij është ndër shqetësimet kryesore të banorëve.

Ishmi është njësia administrative më e largët e bashkisë Durrës. Por largësia fizike, nuk duhet të përkthehet edhe në mungesë vëmendjeje institucionale.    

M.B.