Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një godinë të pabanuar në lagjen nr. 3 të Durrësit, pranë Kishës Katolike “Shën Lucia”, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet përkatëse.