Teuta ka prezantuar zyrtarisht Sherif Kallakun. Pasi u arrit marrëveshja me Vllazninë, klubi durrsak ka njoftuar rikthimin në “shtëpi” të ish-lojtarit të tyre. Bregdetarët kanë besimin se mesfushori ofensiv do të japë kontributin dhe eksperiencën që pritet për sezonin e ri. Njoftimi i plotë:
Mirë se vjen në shtëpi Sherif! KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Sherif Kallaku-t, i cili është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës sonë! Kallaku rikthehet në Durrës për të dhënë kontributin e tij dhe për të vendosur cilësinë, eksperiencën dhe energjinë në shërbim të ekipit për sezonin e ri.





