Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore, duke përdorur dronë, pajisje inteligjente dhe pika kontrolli për parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë javës së fundit janë arrestuar 13 shtetas dhe janë vendosur 2250 masa administrative. Në fokus të monitorimit kanë qenë drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe parkimet dyshe. Sipas Policisë, për këtë shkelje janë arrestuar 10 shtetas.

Gjithashtu, janë vendosur 1640 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 457 për parkim të gabuar, si dhe masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, me dron, janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.🚔

Gjatë javës që shkoj, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar 13 shtetas, janë vendosur 2250 masa administrative.

⚠️ Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Si dhe parkimet dyshe të cilat bëhen pengesë për trafikun në qytet.
Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë javës, janë arrestuar 10 shtetas.

📌 Më tej, janë vendosur këto masa:
-457 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;
-66 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-8 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-26 për përdorim të pijeve alkoolike;
-53 paraklime të gabuara;
-1640 për shkelje të normave të shpejtësisë.

Policia Rrugore Durrës apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.