Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut. Një automjet është përplasur më një kamion dhe si pasojë e përplasjes janë lënduar katër persona.

Sipas informacioneve paraprake është bërë transportimi i menjëhershëm i të plagosurve drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanavë të ngjarjës.