Këngëtari Gjesti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ka nënkuptuar përgatitjen e një projekti të ri muzikor.

Artisti në fjalë ka ndarë një fotografi teksa ka cituar periudhën e ngarkuar më muzikën dhe angazhimet e tjera.

Në postimin e tij ai tregoi se i është dashur pak pushim ndërsa ka bërë thirrje për projektin e ri.

Tashmë vëmendja është te projekti i radhës i cili ka nxitur reagime të shumta nga fansat megjithëse ende nuk jane zbuluar detaje të tjera.