62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se Nexhmi Shabani ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte transportuar menjëherë pas aksidentit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në ambientet e Portit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shofer kamioni.

Policia vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.