Prej më shumë se shtatë orësh, forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me flakët që kanë përfshirë magazinat në zonën e Shkozetit, ndërsa zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.
Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë dhe mjete zjarrfikëse nga Durrësi, Kavaja dhe bashki të tjera, të cilat po punojnë pa ndërprerje për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në objektet përreth.
Ndërkohë disa lagje të qytetit të Durrësit vijojnë të jenë ende pa energji elektrike.





