Një apartament në katet e sipërme të një pallati 20-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga flakët.

Zona është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e shërbimit zjarrfikës. Për shkak të lartësisë së godinës, ndërhyrja për shuarjen e zjarrit mund të jetë e vështirë.

Gjithashtu, në vendngjarje ndodhet edhe një ambulancë, në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo personi që mund të ketë nevojë për asistencë mjekësore.