Ish-sulmuesi i Kombëtares, Shpresa, Aristidi Kolaj, do të vijojë karrierën në Serinë D italiane, teksa së fundmi është prezantuar te skuadra e Sarneses. 27-vjeçari sezonin e shkuar u transferua me bujë tek Teuta, por u aktivizua vetëm 28 minuta në kampionat dhe 30 në Kupën e Shqipërisë, duke mos i përmbushur pritshmëritë, ndërkohë që vendosi të rikthehej sërish në futbollin italian.

Me fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi numëron 9 paraqitje, ndërkohë që ka veshur fanellën e shumë skuadrave italiane si Pro Patria, Peskara, Renate, Alesandria, Lumezane, Sorrento dhe Krotone.