Një aksident me plagosjen e një çifti të moshuarish ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitallë.

Sipas informacioneve paraprake që përcjell “DurrësLajm” nga vendi i ngjarjes, dy të moshuarit po udhëtonin me motor, kur papritur drejtuesi i një mjeti të parkuar ka hapur derën dhe si pasojë ata janë përplasur me derën dhe janë rrëzuar.

Dy të moshuarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.