Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.







