Një incident tragjik në punë është regjistruar pasditen e sotme në një kantier ndërtimi në Durrës. Për pasojë një 40-vjeçar ka humbur jetën në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore që ka marrë.

“Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën”,– njofton policia e Durrësit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.