Digjen gjatë orëve të para të mëngjesit kazanët e plehrave dhe tri automjete pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës.

Fillimisht zjarri ka rënë te kazanët e plehrave dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe 3 automjete që ndodheshin të parkuara aty pranë, njëra prej të cilave ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, teksa ka nisur ndërkohë puna për zbardhjen e shkaqeve.

Rastet e djegies së plehrave në qytetin e Durrësit dhe në mbarë vendin, mbeten një problem shqetësues për komunitetin prej vitesh e vitesh.