Teuta po investon që të rikthejë titullin kampion. Ndërkohë dy titullarë nga sezoni i kaluar kanë njoftuar sot pikërisht largimin. Pas kapitenit Kotobelli është edhe Qëndrim Ismajli që ndan rrugët me Teutën.

“Nga sot nuk jam më pjesë e Teutës. Faleminderit për korrektësinë klubit, dhe shokëve fantastikë për këtë gjysmë sezon”, shkruan Ismajli.

Para Teutës, Ismajli ishte pjesë e Tiranës. Tashmë është në kërkim të ekipit të ri. Teuta ka ndryshuar thuajse plotësisht nga sezoni i kaluar. Kujtojmë se mbijetesa u arrit vetëm përmes fazës “play out”.