Teuta dhe Laçi u përballën bashkë në stadiumin “Niko Dovana”, një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri. Ky takim u mbyll me barazim pa gola. Kjo përballje u shërbeu të dyja skuadrave për të matur gjendjen fizike dhe nivelin e përgatitjeve si dhe për të provuar lojtarët e rinj, skemat taktike dhe alternativat në formacion. Për Teutën, kjo ishte një tjetër mundësi për stafin teknik që të konsolidojë idetë e lojës dhe të përgatisë skuadrën për sfidat zyrtare të sezonit. Skuadrat e Edlir Tetovës dhe Qatip Osmanit nuk ia dolën të shkonin te goli. Një sfidë kjo e cila u pa edhe si test përpara fillimit të kampionatit. Vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i Abissnet Superiore. Laçi pret Elbasanin në javën e parë, ndërsa Partizani sfidon Teutën.