Një situatë e vështirë është regjistruar gjatë ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit në lagjen “Abaze” të Krujës, ku banorët e zonës dhe forcat e emergjencës janë përballur me rrezik të shtuar.

Për shkak të temperaturës së lartë dhe djegies së masivit pyjor, disa gurë të mëdhenj janë shkëputur nga mali dhe kanë përfunduar në rrugë. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Banorët dhe forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura aktive, me qëllim parandalimin e rindezjes së zjarrit gjatë natës.