Banka Botërore ka akorduar 200 milionë dollarë ndihmë emergjente për Kolumbinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin dhe shkaktoi të paktën 265 viktima.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, fondi synon të mbështesë qeverinë kolumbiane në përballimin e pasojave të katastrofës, përfshirë operacionet e emergjencës, ndihmën për të prekurit dhe përpjekjet për rimëkëmbjen e zonave të dëmtuara.

“Banka Botërore shpërndau 200 milionë dollarë ndihmë emergjente më 13 gusht. Grupi ka nisur gjithashtu një studim të shpejtë për të përcaktuar koston e tërmetit për të ndihmuar qeverinë të ketë një vlerësim fillestar të ndikimit ekonomik të tërmetit”, tha institucioni financiar ndërkombëtar me seli në Uashington.