Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e 76-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Kësaj radhe, tubimit i janë bashkuar masivisht edhe të rinjtë e ardhur nga diaspora.

Të rinjtë e ardhur nga jashtë vendit janë grumbulluar fillimisht te zona e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, prej nga ku kanë nisur marshimin drejt Sheshit “Skënderbej”, me destinacion përfundimtar godinën e Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, protestuesit mbajnë në duar pankarta me mesazhe mbështetëse për lëvizjen qytetare dhe thirrje për ndryshim politik në vend, mes të cilave bien në sy: “Nga Berlini me zemër për Shqipërinë!”, “Larg në distancë, bashkë në qëndresë!”, etj.