Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në segmentin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Tuneli i Krrabës, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në automjet, duke bërë që ai të përfshihej pothuajse tërësisht nga zjarri. Si pasojë, mjeti është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje është dashur ndërhyrja për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Ndërkohë, për shkak të ngjarjes, qarkullimi i bllokua për rreth 30 minuta, duke sjellë vështirësi për drejtuesit e mjeteve.





