Durrësi humb Fred Grashin, një ikonë me karakter model, i cili luante me ekipin e kategorisë së parë në Basketbollin e Lokomotivës.
Basketbollisti i njohur i Lokomotivës së Durrësit ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme më 12 gusht.
Figura e Fredit do të mbetet model në brezat e sportit shqiptar e djemtë më të edukuar durrsak.
Fredi u rrit në një familje me tradita e kulturë. I edukuar nga prindërit e nderuar Karlo e Neta Grashi, Fredin e shoqëronin virtyte të larta të një njeriu model, punëtor i palodhur, familjar, baba, vëlla, bashkëshort e shok i rrallë.






