Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. Një lajm ky shumë i keq vetëm 24 para se skuadrat e Superiores të rinisin kampionatin aty ku e lanë në muajin mars.Bëhet fjalë për Eridon Qardakun, i cili ka shfaqur shenja klinike të Koronavirusit dhe i është nënshtruar tamponit, që ka rezultuar pozitiv. Ai është vetëkarantinuar në shtëpinë e tij në Shkodër, ku do të qëndrojë të paktën 14 dite derisa, sipas procedurës, të bëjë testin tjetër.
Dje janë testuar edhe shokët e skuadrës me të cilët ai ka ndenjur më afër gjatë këtyre ditëve, Peçi dhe Janku, të cilët kanë rezultuar negativë dhe ky është një lajm i mirë për skuadrën.
Mësohet se sot do t’u nënshtrohen testeve për Covid-19 të gjithë pjestarët e Bylisit, për të zbuluar nëse janë prekur të tjerë futbollistë apo zyrtarë të klubit.
Bylis-Tirana është programuar për t’u luajtur këtë të mërkurën, në orën 17:00.





