Një lajm shumë trishtues ka marrë trajneri i Napolit mëngjesin e sotme, Xhenaro Gatuzo, i cili gjatë kohës kur ishte në stërvitje me skuadrën që drejton, ka marrë lajmin se motra e tij ka ndërruar jetë.

Ajo ishte në një moshë shumë të re, vetëm 37 vjeç, teksa prej disa muajsh vuante nga një sëmundje, prej së cilës qëndronte e shtruar në spital që nga muaji shkurt.

Një dhimbje e madhe kjo për Gatuzon, teksa për këtë është njoftuar në stërvitje. Motra e teknikut italian, qëndronte në spital prej muajsh për tu kuruar, por nuk ia ka dalë të kalojë sëmundjen dhe sot është ndarë nga jeta.