Selena Gomez dhe nëna e saj Mandy Teefey janë paditur nga investitorët e Wondermind Global, një kompani e shëndetit mendor që ajo e themeloi në vitin 2021 së bashku me Teefye dhe sipërmarrësen amerikane Daniella Pierson.
Sipas padisë investitorët mbështetës me investime 1.2 milionë dollarë pretenduan se kompania kishte infrastrukturën dhe burimet e nevojshme për sukses ndërkohë që ishte drejt falimentimit.
Nga ana tjetër sipas paditësve Selena do të angazhohej aktivisht në marketing për të siguruar partneritete me kompani të tjera si JPMorgan Fidelitz derisa u zbulua se këto deklarata ishin të rreme. Partneritetet nuk funksionuan së bashku me gjenerimin e të ardhurave dhe ndërtimin e aplikacionit ndërsa nga puna u pushuan rreth 60% të stafit.
Përfaqësuesit e këngëtares Selena Gomez apo nënës së saj ende nuk kanë dhënë një njoftim mbi padinë.





