Një aksident shumë i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Manzës.
Një automjet që po vinte nga zona e Gjirit të Lalzit ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë 3 persona që ndodheshin në të kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se mes personave që kanë humbur jetën, ishte dhe një çift i ri, që ishtë kurorëzuar rreth një javë më parë në martesë.
Në pamjet filmike që “DurrësLajm” sjell nga vendngjarja është e dukshme shkalla e rëndë e dëmtimit të mjetit. Për këtë shkak është dashur ndërhyrja e efektivëve të zjarrfikësve, pasi ishte e pamundur nxjerrja e udhëtarëve jashtë mjetit, tip BMW
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në aksidentin tragjik, që shkaktoi 3 viktima dhe 2 të plagosur rëndë.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik.





