Një histori sentimentale e mbajtur prej kohësh larg vëmendjes së publikut ka dalë në dritë. Bëhet fjalë për gazetaren italiane Greta Beccaglia dhe ish-futbollistin francez Frenk Riberi, të cilët raportohet se kanë përjetuar një lidhje në fshehtësi, larg kamerave dhe rrjeteve sociale.

Sipas raportimeve, marrëdhënia mes tyre ka lindur në ambientet e futbollit, ku Beccaglia ushtron profesionin e saj dhe ku Riberi kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës. 43-vjeçari francez tashmë po ndjek rrugën për t’u bërë trajner, pasi ka marrë pjesë në superkursin e Covercianos për licencën përkatëse.

Emri i Greta Beccaglia u bë shumë i njohur në vitin 2021, pas një incidenti të rëndë që tronditi opinionin publik. Gazetarja u sulmua dhe u ngacmua seksualisht gjatë një transmetimi live jashtë stadiumit, pas ndeshjes Empoli-Fiorentina.

WhatsApp Image 2026-08-19 at 13.09.46 (3)
WhatsApp Image 2026-08-19 at 13.09.46 (2)
WhatsApp Image 2026-08-19 at 13.09.46 (1)
WhatsApp Image 2026-08-19 at 13.09.46
WhatsApp Image 2026-08-19 at 13.09.45 (2)
WhatsApp Image 2026-08-19 at 13.09.45 (1)

Tashmë, emri i saj rikthehet në qendër të vëmendjes, por këtë herë për një histori krejtësisht tjetër, një lidhje e pretenduar dhe e mbajtur në fshehtësi me një prej figurave më të njohura të futbollit francez.