Personi që shihni në videon e mëposhtme ka vjedhur telefonin e një të moshuari në mes të ditës, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 13:30, në lagjen 6, në rrugën “Hysen Myshketa”.
Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë tregojnë momentin kur personi afrohet pas të moshuarit, i merr celularin nga xhepi i pasëm dhe largohet qetësisht në këmbë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.





